FOTO/ Fishekzjarrë e këngë, Shqipëria e “djeg” për kualifikimin, e përshëndet edhe UEFA: Festim me stil

21 Nëntor 2023, 13:16 / SPORT ALFA PRESS

FOTO/ Fishekzjarrë e këngë, Shqipëria e “djeg”
Ishte projektuar si një festë e madhe, por “X” pa gola kundër ishullorëve zbehu pak atmosferën. Dukshëm, pasi siguruam matematikisht një biletë për në “Euro2024”, ose më saktë pasi thyen 3-0 Republikën Çeke, djemtë e Sylvinho-s ulën disi ritmin, kjo është e natyrshme, por në çdo rast, për tifozët që e duan me zemër Kombëtaren, dy barazimet e fundit nuk i lanë një shije të mirë tifozëve, të cilët në këtë fushatë kualifikuese, si kurrë më parë shfaqën një interesim të jashtëzakonshëm.

Koreografitë dhe mbështetja e tyre në stadium ishte e pakufishme, për këtë arsye ndaj Ishujve Farore kërkuan me çdo kusht ta mbyllnim me fitore, por kjo nuk ishte e thënë. Djemtë e Sylvinho-s nuk ishin në ditën e tyre më të mirë, nuk prodhuan shumë në këtë takim, mbi të gjitha në fazën ofensive. Pavarësisht këtij fundi, stadiumi “Air Albania” dhe të gjithë rrugët e Tiranës u përfshinë nga emocionet dhe festimet për këtë kualifikim në “Euro2024”.

Këngë, fishekzjarrë dhe duartrokitje për Sylvinhon dhe djemtë kuqezi që siguruan për herë të dytë një biletë për në Evropian. Festa u spostua më pas edhe në rrugët e kryeqytetit dhe në të gjithë vendet e botës ku flitet shqip.

FOTO/ Fishekzjarrë e këngë, Shqipëria e “djeg”
Nuk mungoi në këtë rast, as urimi i UEFA-s: Festimi me stil i Shqipërisë, shkruan faqja zyrtare e qeverisë së futbollit evropian.

Po ndodh...