FOTO/ Futbollisti spanjoll mban premtimin, i lyen flokët me ngjyrë të kuqe

19 Korrik 2024, 22:06 / SPORT ALFA PRESS

FOTO/ Futbollisti spanjoll mban premtimin, i lyen flokët me ngjyrë
Mbrojtësi i njohur spanjoll, Marc Cucurella, premtoi se do t’i lyente flokët me ngjyrë të kuqe nëse Spanja do të shpallej kampione Evrope. A e mbajti premtimin?!

Këtë të premte, Cucurella ka ndarë me fansat foto me pamjen e tij të re. Futbollisti i famshëm ka fituar dashurinë e spanjollëve falë punës së tij dhe stilit të tij të veçantë të flokëve.

Gjatë turneut, në disa intervista ai u pyet nëse do t’i priste flokët nëse do të bëheshin kampionë, por ai gjithmonë e refuzoi kategorikisht, pasi partnerja e tij nuk e dëshiron një gjë të tillë.

Fotot e postuara, lojtari i Chelseat i ka shoqëruar me shprehjen: “Ajo që premtohet është një borxh”.

Po ndodh...