Foto-lajm/ Nis të firojë bashkimi Bardhi-Berisha, në takimin e dytë shumë më pak deputetë!

13 Shtator 2023, 14:21 / POLITIKË ALFA PRESS

Foto-lajm/ Nis të firojë bashkimi Bardhi-Berisha, në takimin e

Sot Gaz Bardhi dhe Sali Berisha po zhvillojnë takimin e dytë me deputetët.

Ajo që bie në sy është se numri i deputetëve është më i pakët sesa në takimin e parë. 

Në takimin e parë morën pjesë 43 deputetë, tek i dyti janë rreth 30 deputetë.

Ndërkohë është konstatuar dhe bojkoti që deputetët i bënë Berishës në takimin hapës të fushatës në Kukës.

Në takimin me dyer të mbyllura do të diskutohet për qëndrimin që do të kenë këta deputetë ditën e nesërme në seancën parlamentare.

Gjithashtu mësohet se deputetët do të diskutojnë edhe për kërkesat që ata do të bëjnë për ngritjen e Komisioneve Hetimore Parlamentare.

Ata pritet të firmosin kërkesën që do t’i drejtohet Kuvendit për të ngritur komisionin për hetimin e koncensioneve në shëndetësi, për hetimin e vjedhjes së të dhënave të sistemit TIMS, dhe komisionin për hetimin e konfliktit të interesave për pushtetarët.

Pjesë e takimit janë edhe Berisha me Bardhin, por edhe aleatët e PD që dolën nga zgjedhjet e 25 prillit.