Futbolli kroat në zi, vdes në aksident ish-mesfushori i kombëtares

19 Prill 2025, 15:50 / SPORT ALFA PRESS

Futbolli kroat në zi, vdes në aksident ish-mesfushori i
Ish-futbollisti kroat, Nikola Pokrivač, 39 vjeç, ka humbur jetën në një aksident trafiku që ndodhi të premten mbrëma në qytetin e Karlovac në Kroaci. Përveç Pokrivacit, një person tjetër ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë lënduar.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:15 në bypass-in e Turanjit dhe janë përfshirë katër automjete.

Policia e Karllovacit konfirmoi aksidentin dhe tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa rruga mbetet e mbyllur për qarkullim. Hetimet janë në vazhdim.

Nikola Pokrivač ishte një emër i njohur për tifozët kroatë të futbollit. Ai bëri 15 paraqitje për kombëtaren kroate, dhe ishte pjesë e skuadrës së Slaven Bilić në Euro 2008. Ai e filloi karrierën e tij në Varteks, dhe më pas luajti për klube të njohura si Dinamo Zagreb, Monaco, Red Bull Salzburg dhe Rijeka.

Vitin e kaluar ai nënshkroi për klubin kroat NK Vojnić ’95 në kategorite e uleta, ku edhe po e mbyllte karrierën në futbollin aktiv.

Po ndodh...

ide