Anësori i Kosovës largohet nga Japonia, firmos me Baselin

27 Dhjetor 2023, 15:58 / SPORT ALFA PRESS

Anësori i Kosovës largohet nga Japonia, firmos me Baselin
Anësori i Kosovës largohet nga Japonia, pranë firmës me Baselin
Benjamin Kololli transferohet te Basel. Anësori i majtë i Kosovës është larguar nga japonezët e Shimizu S-Pulse, ku ka luajtur në dy sezonet e fundit dhe firmos me gjigantët zviceranë.

Lajmin e njoftoi e përditshmja zvicerane “Blick”, sipas të cilët Kololli kërkohej nga trajneri i Basel, Fabio Celestini, i cili e ka stërvitur anësorin edhe te skuadra e Laussane në periudhën 2016-2018.

Benjamin Kololli është formuar si futbollist në Zvicër, ku edhe ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës, duke veshur fanellat e skuadrave si Sion, Biel Biene, Laussane e Zyrich, teksa stacioni i radhës është Baseli.

 

Po ndodh...

ide