Martínez zbulon ambicien e Cristiano Ronaldos

27 Dhjetor 2023, 15:05 / SPORT ALFA PRESS

Martínez zbulon ambicien e Cristiano Ronaldos
Roberto Martínez i zbuloi ndërkombëtarit suedez Freddie Ljungberg, një bisedë kurioze që kishte bërë me Cristiano Ronaldon kur ai filloi të stërvitej kombëtaren portugeze. Ai tha se kapiteni i ekipit luzitan do të dëshironte të arrinte... 250 ndeshje.

"Ai ishte shumë afër 200 ndeshjeve, diçka që asnjë lojtar tjetër nuk e kishte arritur më parë. Sigurisht që biseda që patëm është private, por mund të zbuloj një nga gjërat që ai më tha. E pyeta atë, nëse do t'i interesonte të arrinte 200 ndeshje, ai më tha: ‘250 më interesojnë’”, është shprehur trajneri i kombëtares portugeze.

 

 

Po ndodh...

ide