Galatasaray bllokon transferimin e Alvaro Moratës te Como

29 Korrik 2025, 00:03 / SPORT ALFA PRESS

Galatasaray bllokon transferimin e Alvaro Moratës te Como

Galatasaray raportohet se ka refuzuar një ofertë prej 4 milionë eurosh për të ndërprerë huazimin e Alvaro Moratas nga Milani dhe për ta dërguar atë te Como, ndërkohë që Gabriel Strefezza është pranë kalimit tek Olympiacos.

Situata e Moratës po zvarritet prej javësh, pasi sulmuesi ka arritur marrëveshje personale me Comon dhe dëshiron të rikthehet sa më shpejt në Serie A.

Megjithatë, përpara se Milani të realizojë këtë lëvizje, duhet të ndërpresë marrëveshjen e huazimit që spanjolli nënshkroi me Galatasarayn në janar.

Sipas “MilanNews”, Galatasaray ka refuzuar ofertën prej 4 milionë eurosh për ndërprerjen e parakohshme të marrëveshjes dhe madje mund të dëshirojë ta mbajë 32-vjeçarin në skuadër.

Kjo është një tjetër pengesë për Moratën, Milanin dhe Comon në këtë plan të ndërlikuar.

Ndërkohë, Tuttomercatoweb raporton gjithashtu se Como është pranë shitjes së Strefezzas te Olympiacos për një shumë prej 8 milionë eurosh.

Po ndodh...