Galatasaray pretendon Cristiano Ronaldon

E ardhmja e Crisitano Ronaldos është një ndër çështjet më interesante të merkatos verore .
Luzitani mbetet një ndër lojtarët më të mirë të historisë së futbollit dhe së fundmi në garë për shërbimet e sulmuesit është futur Galatasaray .
Ekipi nga Stambolli i drejtuar aktualisht nga ish mesfushori i Interit Okan Buruk është një ndër më të rëndësishmit në Turqi bashkë me Fenerbahchen dhe Besiktasin dhe sipas gazetarit Ali Naci Kuçuk , drejtuesit janë interesuar për pesë herë fituesin e ‘’ Topit të Artë ‘’ por fatkeqësisht golashënuesi nga Madeira e ka refuzuar.
Pavarësisht se është një klub me shumë histori , objektivi i ‘’ Cr7 ‘’ është pjesëmarrja në Champions League dhe Galatasaray nuk mundi ta sigurojë atë për sezonin vijues.
Ishi i Sporting Lisbonës s’mendon gjë tjetër veçse për shtimin e trofeve në vitrinën e tejmbushur me të tillë dhe ofertat asnjëhere s’kanë munguar pasi Napoli , Sporting Lisbona, Chelsea dhe Atletico Madridi po tentojnë që ta afrojnë në gjirin e tyre.
Cristiano Ronaldo është një ndër ato lojtarë që konsiderohen unikë në këtë sport dhe pavarësisht se mban 37 vite mbi supe, eksperienca dhe dashuria e pakufijshme për këtë profesion e shëndërrojnë në një ndër më të mirët në botë.
-
Italia në thatësirën më të madhe që nga 1800-s
7 Gusht, 08:53 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


