“Drejtësi për Xhuanën”/ Familjarët ndezin qirinj në kujtim të 25-vjeçares, motrat e saj thyejnë heshtjen për herë të parë

Në një atmosferë të rënduar emocionalisht, motrat e saj, Marjana dhe Silvana Nikolli, thyen heshtjen për herë të parë
“Drejtësi për Xhuanën” – mes lotësh dhe dhimbjesh, familjarë, qytetarë dhe të afërm u mblodhën sërish për të ndezur qirinj në kujtim të 25-vjeçares Xhuana Nikolli, e cila humbi jetën tragjikisht pak javë më parë.
Në një atmosferë të rënduar emocionalisht, motrat e saj, Marjana dhe Silvana Nikolli, thyen heshtjen për herë të parë, duke kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien e autorit përpara drejtësisë.
Mes lotëve, ato apeluan që institucionet ligjzbatuese të reagojnë me përgjegjësi, ndërsa theksuan se kjo tragjedi duhet të shërbejë si një thirrje ndërgjegjësimi për çdo vajzë dhe grua që përballet me dhunë apo kërcënime.
“Xhuana nuk duhet të harrohet. Drejtësia për të është një mesazh për çdo grua që ka nevojë të ndihet e mbrojtur,” – u shprehën familjarët gjatë homazhit qytetar.
Ngjarja e rëndë, ku ndërroi jetë në QSUT e reja Xhuana Nikolli, ndodhi më 10 mars të këtij viti. Ajo ndërroi jetë në Qendrën Spitalore Nënë Tereza, për shkak të vetëhelmimit me fostoksinë.
Një ditë pas ngjarjes, familjarët e saj bënë kallëzim në komisariatin numër 2 në Tiranë ndaj bashkëshortit të saj, duke pretenduar se ai ushtronte dhunë ndaj të resë.
Në trupin e saj janë konstatuar edhe shenja dhune. Ndërkohë Policia e Tiranës e ka shpallur bashkëshortin e saj në kërkim, ndërsa ende nuk ka arritur ta arrestojë.
Çifti ishte martuar në qershor të vitit 2025, por ishin ndarë 4 muaj më parë, për shkak të konflikteve që kishin mes tyre.
Vajza ishte gjetur në gjendje të rëndë nga shoqja e saj, e cila më pas kishte lajmëruar urgjencën. Shoqja e 25-vjeçares kishte dëshmuar para uniformave blu se Xhuana Nikolli dhunohej në mënyrë sistematike nga partneri.
25-vjeçarja kishte lënë edhe një letër përpara se të ndërmerrte aktin ekstrem.
Dyshohet se ajo është dhunuar në mënyrë sistematike, teksa i ka kërkuar dhe falje familjes së saj, për zgjedhjet që kishte bërë në jetë.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Republika e Hajdutëve!
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128