Gary Neville kritikon United: Me ato blerje nuk mund të përmirësohen!

18 Shtator 2023, 20:55 / SPORT ALFA PRESS

Gary Neville kritikon United: Me ato blerje nuk mund të

Gary Neville ka kritikuar blerjet e verës të Manchester United duke u shprehur se ai nuk mendoi për asnjë sekondë se ato mund të ndihmonin skuadrën që të sfidonte Manchester Cityn dhe Arsenal.

United shpenzoi pothuajse 200 milionë stërlina për afrimet e reja duke përfshirë Rasmus Hojlund, Mason Mount dhe Andre Onana me synimin për ti dhënë vazhdimësi momentit të mirë që krijoi Erik Ten Hag në sezonin e tij të parë në drejtim. Por pas 3 disfatash në 5 ndeshjet e para të Premier League, e fundit humbja 3-1 ndaj Brighton është momenti për të pyetur nëse skuadra vërtet është përmirësuar.

Legjenda e Old Trafford, Gary Neville beson se United nuk janë më të fortë duke insistuar se ata duhet të kishin marrë lojtarë të tjerë për të reduktuar hendekun me kryesuesit.

“U krijua ndjesia se United i bëri gjërat mirë që në fillim të merkatos, por unë kisha shqetësimin se lojtarët që morën nuk do ta përmirësonin skuadrën. Kurrë nuk mendova as për një sekondë se ata mund të sfidonin Manchester City-n apo Arsenalin me lojtarët që morën. Për diçka të tillë do të duheshin blerje si Harry Kane apo Declan Rice dhe ata nuk kishin para për këto lloj afrimesh. Ata nuk janë mirë dhe nuk besoj se 72 mije tifozët e United që ishin në stadium për ndeshjen me Brighton u surprizuan me atë që panë”.

Në fushë Brightoni provoi se ishte një skuadër superiore ndaj United me golat e Danny Welbeck, Pascal Gross dhe Joao Pedro që i dhanë skuadrës së De Zerbit fitoren e katërt radhazi përballë Manchester United në sfidat e kampionatit./ Super Sport