Gjeorgji-Shqipëri/ Vendasit kontrollojnë lojën, mbyllet pa gola pjesa e parë e sfidës
Është mbyllur pjesa e parë e sfidës mes Gjeorgjisë dhe Shqipërisë e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Takimi nisi dhe përfundoi me një ritëm të lartë ku vendasit ishin më kërkues në fushë duke ushtruar presion në çdo repart, ndërsa Kombëtarja e Silvinjos u vendos në pozicion pritës sidomos në minutat e fundit të fraksionit të parë.
Takimi në Tbilisi nisi me një gjuajtje të Qazim Laçit nga distanca i cili tentoi të kapte në befasi portierin kundërshtar por Mamardashvilit tregohet i gatshëm duke pritur topin.
Në minutën e 5-të vendasin patën mundësinë e artë për të shënuar. Aksion i rrezikshëm i gjeorgjianëve nga e djathta, harkimi në qendër gjen Zivzivadze i cili për fat nuk ia del të gjuajë në portën kuqezi.
Më pas Shqipëria provoi të ushtrojë presin duke krijuar disa raste të rrezikshme por pa mundur të realizojë.
Vendasit rrezikojnë sërish në minutën e 11-të pasi Davitashvili shfaqet para portës dhe gjuan, duke gjetur devijimin vendimtar të Strakoshës i cili çon topin në këndore.
Rasti më i mirë i Shqipërisë është ai i minutës së 15-të ku rrezikoi me Indrit Tucin. Asani nis Tucin në thellësi, me këtë të fundit që gjuan por gjen përgjigjen e portierit të vendasve.
Minutat në vazhdim folën thuajse totalisht për Gjeorgjinë duke krijuar raste të njëpasnjëshme por pa arritur të ndëshkojnë portën e Strakoshës.
ide
Misioni i Agron Shehajt!
A është i mundur patronazhimi i votës së diasporës?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128