Gjiganti evropian shokon me lëvizjen e tyre, hap bisedimet me Manchester United për Antony

Sulmuesi i Manchester United, Antony është lidhur me një kalim befasues tek një klub i madh evropian.
24-vjeçari pati një rënie drastike në formë pas largimit nga Ajaxi në drejtim të Man United për shumën e 95 milionë eurove në vitin 2022.
Gjatë afatit kalimtar të janarit, Antony u largua nga Unitedi duke iu bashkuar Real Betisit në Spanjë si huazim për pjesën e mbetur të sezonit.
Që prej kalimit të tij atje, Antony ka filluar ta rigjejë sërish formën e dikurshme, pasi ka shënuar dy gola në tri ndeshje deri më tani.
Siç ka raportuar mediumi spanjoll Fichajes, gjiganti gjerman Bayern Munichu ka hapur bisedimet me Unitedin për transferimin e brazilianit.
Është sugjeruar se pavarësisht se kanë shpenzuar 95 milionë euro për ta sjellë në ‘Old Trafford’, Unitedi është i gatshëm të bëjë biznes për 50 milionë euro.
‘Negociatat kanë filluar dhe në Munich e shohin shumë të mundshëm ardhjen e brazilianit’.
‘Nëse ai vazhdon të shkëlqejë tek Betisi, nënshkrimi i tij për Bayernin mund të finalizohet gjatë muajve në vazhdim’, thuhej në raport.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


