Gjimshiti fiton “derbin” me Bajramin, Atalanta mund Sassuolon mes spektaklit, zikaltërit kualifikohen në Kupë
3 Janar 2024, 20:03 / SPORT

Atalanta është kualifikuar për në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë. Zikaltërit e vegjël triumfuan 3-1 ndaj Sassuolos, në ndeshjen e luajtur në Gewiss Stadium (Bergamo).
Të besuarit e Gasperinit zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë me De Ketelaere, i cili realizoi në minutën e 24-të. Në minutën e 63-të, mesfushori belg kompletoi dopietën. Fitorja u vulos nga Miranchuk, 20 minuta para fundit. Në fund goli i Daniel Boloca-s, shërbeu vetëm për statistikë.
Në këtë takim titullarë ishin edhe Berat Gjimshiti te Atalanta dhe Nedim Bajrami te Sassuolo. Në raundin tjetër, Atalanta do ketë një mision mjaft të vështirë, pasi do masë forcat me Milanin. Sesi do shkojnë gjërat, na mbetet të presim e të shohim.
Po ndodh...
Çfarë tha e nuk i doli!
Nga Ermal Peçi
ide
Zoti Rama, Algoritmi është pasojë!
Nga Ermal Mulosmani
Botërori, më shumë se futboll
Nga Andi Lila
Rama e Berisha, sa qesharakë përballë protestës!
Nga Indrit Gjyzeli
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
