
Gjimshiti titullar, Atalanta fiton dhe vihet në ndjekje të ekipeve të kreut

24 Shtator 2023, 18:29 / SPORT
ALFA PRESS
Kanë përfunduar dy ndeshjet e pasdites të vlefshme për javën e 5-të të Seria A.
Atalanta ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Kaljarit të Klaudio Ranierit. Goli i parë erdhi në minutën e 33′ nga Lukman, falë asistit të De Ketelares.
Sfida u vulos në të 76′ nga Pasaliç.
Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Berat Gjimshiti e nisi sfidën si titullar dhe luajti gjatë gjithë ndeshjes.
Nga ana tjetër Fiorentina triumfoi në transfertë me shifrat 2-0 ndaj Udinezes. Golat u shënuan nga Martinez dhe Bonaventurës.

Seanca e turpit
Nga Namir Lapardhaja
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128