
Guardiola: “Koha ime te Manchester City do të gjykohet nga Champions League”

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, siguroi se koha e tij në skuadrën angleze do të gjykohet në bazë të rezultateve të tij në Champions League
Që nga ardhja e tij në vitin 2016, Guardiola nuk i ka munguar takimeve çerekfinale që nga sezoni i tij i parë, kur Monaco i eliminoi ata në raundin e 16-të. Që atëherë ata kanë grumbulluar pesë paraqitje radhazi në çerekfinale dhe këtë të martë mund të shtojnë edhe një nëse mposhtin RB Leipzig.
“Po”,- u përgjigj Guardiola kur u pyet nëse koha e tij në Mançester do të gjykohet nga sukseset e tij në Champions League, ku maja e tij është finalja e vitit 2021, humbi ndaj Chelseas dhe gjysmëfinalet e vitit të kaluar, kur Real Madridi i eliminoi.
“Nuk dua të them se jam dakord me të, por jam i sigurt se do të gjykohem nga kjo garë”, shtoi trajneri spanjol, i cili me Manchester Cityn ka fituar më shumë se një duzinë tituj, përfshirë katër nga të fundit ndër pesë në Premier League.
“Që nga dita e parë që erdha këtu më thanë se po vija për të fituar Chamions League”, tha ai. "Nëse do të isha trajner i Real Madridit, gjë që nuk do të ndodhë, do ta kuptoja. Por këtu... nuk e di."
Këtë sezon, City është ende gjallë në Premierligë, pesë pikë prapa Arsenalit, janë në FA Cup në çerekfinale, si dhe në Champions League. "Është shumë e rëndësishme të vazhdosh në këto gara, sepse ato të lejojnë të mbetesh konkurrues në dy muajt e fundit të sezonit. Të vazhdosh përpjekjet për t'u afruar me Arsenalin, për të vazhduar në Europë... Kjo do të ishte mirë,"- tha Guardiola.

Bashkim, por me kë, për çfarë?!
ide

Lufta e SPAK kundër korrupsionit njeh kulme të reja!

Presidentja si garante e shtetit të Kosovës

Misioni që Lulzim Basha duhet të përfundojë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128