Hap galopant në karrierë, Atletico Madrid shfaq interes për Amir Rrahmanin

3 Janar 2024, 16:25 / SPORT ALFA PRESS

Hap galopant në karrierë, Atletico Madrid shfaq interes për Amir

Atletico Madrid është interesuar për mbrojtësin e përfaqësueses së Kosovës dhe ekipit të Napolit, Amir Rrahmani.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur i sportit, Giovanni Scotto për “Radio Kiss Kiss Napoli”.

Ai tha se Rrahmani është një lojtar që pëlqehet shumë nga trajneri i skuadrës spanjolle, Diego Simeone.

Ai ka treguar se Simeone e ka ndjekur nga afër ndeshjen e Champions League Real Madrid dhe Napolit.

“Colchoneros” janë në kërkim të një qendërmbrojtësi në merkaton e janarit dhe lojtari kosovar shihet si i duhuri.

Po ndodh...