Zgjerimi i BE, miratohet raporti i Parlamentit Europian: Parandalohet bllokimi i disa vendimeve nga vendet anëtare

23 Janar 2024, 18:21 / BOTA ALFA PRESS

Zgjerimi i BE, miratohet raporti i Parlamentit Europian: Parandalohet bllokimi i

Bashkimi Evropian duhet t’i përshtatë kapacitetet e veta institucionale dhe financiare teksa bëhet gati për zgjerim, dhe ky proces duhet të monitorohet më shumë nga Parlamenti Evropian.

Kështu vlerëson një raport që është votuar të martën në takimin e përbashkët të dy komisioneve në Parlamentin Evropian, atij për Çështje Kushtetuese dhe atij për Punë të Jashtme.
Në raportin me titullin “Thellimi i integrimeve në BE në dritën e zgjerimit“, vlerësohet rëndësia e madhe e procesit të zgjerimit si një proces gjeo-strategjik, i cili do të forcojë paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në kontinentin evropian.

Shprehet mbështetje për të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë, të cilat synojnë anëtarësimin në BE.
Raporti është miratuar me 56 vota për, 20 kundër dhe gjashtë abstenime, në takimin e përbashkët të Komisionit për Çështje Kushtetuese dhe atij për Politikë të Jashtme.

“Nënvizojmë se reformat institucionale dhe financiare për të promovuar qeverisjen e mirë, funksionalitetin dhe qëndrueshmërinë, janë të nevojshme për të siguruar që BE-ja të ketë kapacitete për të absorbuar anëtarët e rinj dhe të promovojë integrimin e tyre të suksesshëm“, përmendet në raport.

 

Po ndodh...

ide