Basketbollistja shqiptare fiton medalje bronzi në Europian, Italia triumfon pas 30 vitesh pritje
30 Qershor 2025, 09:49 / SPORT

Ekipi italian i basketbollit ka fituar pas 30 vitesh medalje duke mposhtur Francën me rezultatin 69-54 në Pire. Italia ka fituar medalje bronzi në EuroBasket Women 2025 duke u renditur në vendin e tretë.
Në këtë mini-finale luajti edhe shqiptarja Lorela Cubaj e cila në fund është shpërblyer me medalje bronzi. Rikujtojmë që ajo ishte vendimtare dhe e dërgoi skuadrën e saj në gjysmëfinale duke shënuar kundër Turqisë.
Cubaj, 26-vjeçare, që po zhvillon një karrierë të shkëlqyer në sportin e koshit, është lojtarja e parë me origjinë shqiptare e aktivizuar në “Women NBA”.
Finalja u zhvillua mes Spanjës dhe Belgjikës, dhe ishin këta të fundit që triumfuan duke marrë medalje ari.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
