Indrit Tuci: Ishte ndeshje e vështirë, ja pse vuajta në sulm

Pas barazimit 0-0 me Çekinë për mediat foli sulmuesi i Kombëtares, Indrit Tuci, që luajti titullar për herë të dytë radhazi.
24-vjeçari deklaroi se ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe fizike. Sipas tij, Shqipëria ndryshoi pas 20 minutave të para.
Gjithashtu sulmuesi lezhjan u shpreh se nuk ishte i kënaqur nga loja e tij dhe se u gjend në vështirësi pas mbulimit të rreptë nga kundërshtarët.
“Ishte ndeshje e vështirë, shumë duele, shumë duele fizike, mbrojtësit ishin nga 2 metra. 25 minutat e para nuk bëmë mirë, pastaj u mblodhëm si ekip dhe pjesën e dytë bëmë më mirë.
Çekët luajnë një kundër një dhe do të markojnë në çdo anë të fushës. Kur bëmë 3-4 pasime bashkë dolëm shumë rrezikshme, duhet ta kishim bërë më përpara.
Hasa vështirësi tek topat e gjatë, njëri bënte bllok ndërsa tjetri kërcente me kokë. Shpresoja të bëja më mirë, por ishte shumë e vështirë, sepse duhet të luftoja me 2 lojtarë njëherazi”, u shpreh Tuci.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


