Inter vuan ndaj Genoa-s, por merr tre pikët në fund

Edhe pse në letër pritej një përballje e lehtë për Interin në “San Siro” ndaj Genoa-s, rezultati dhe ndeshja në fushë treguan të kundërtën. Zikaltrit morën një fitore 1-0 me shumë vuajtje ndaj Genoa-s, duke marrë përkohësisht kreun e Serisë A.
Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0. Pjesa e dytë nuk kishte ndonjë ndryshim nga e para, një lojë shumë e vakët e zikaltërve, duhej të vinte minuta e 78-të kur të zhbllokohej rezultati.
Ishte pikërisht Lautaro Martinez që dërgoi topin në rrjetë pas krosimit nga goditja e këndit e Hakan Çalhanoğlu. Turku u fut në fushë në minutën e 65-të, në vend të Kristjan Asllanit, i cili e nisi sfidën si titular sonte.
Ndeshja mbyllet përfundimisht 1-0, me këtë fitore Inter merr vendin e parë me 57 pikë, një pikë më shumë se Napoli, që luan nesër ndaj Como.
-
-
Si do të jetë bota pas 5 vjetësh me Inteligjencën Artificiale
22 Shkurt, 23:39
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


