Interes i jashtëzakonshëm për bileta, FSHF sqaron opionin publik me njoftimin e rëndësishëm

5 Qershor 2025, 13:48 / SPORT ALFA PRESS

Interes i jashtëzakonshëm për bileta, FSHF sqaron opionin publik

FSHF ka njoftuar së fundmi se vijon procesi i shpërndarjes së biletave, për ndeshjen që Shqipëria do të luajë ndaj Serbisë. Ndeshja që do të ketë të gjithë vëmendjen më 7 qershor, ka pasur interes të jashtëzakonshëm nga tifozët.

“Federata e Futbollit njofton se vijon procesi i shpërndarjes së biletave përmes shortit elektronik për ndeshjen Shqipëri – Serbi.

Të gjithë personat që janë shpallur fitues dhe kanë fituar të drejtën për të blerë bileta duhet të veprojnë sa më shpejt, pasi linku i dërguar është i vlefshëm vetëm për 24 orë nga momenti i marrjes.

Pas këtij afati, linku bëhet i pavlefshëm dhe biletat nuk mund të blihen. Për këtë arsye, FSHF u bën thirrje të gjithë fituesve të përfundojnë procesin e blerjes brenda afatit, duke kryer pagesën përkatëse.

Ndeshja Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet të shtunën, më 7 qershor, në orën 20:45, në stadiumin ‘Arena Kombëtare’”.

 

Po ndodh...