
Interi vendos rekord, 30 gjuajtje në portë ndaj Monzës. Dy përmbysjet milaneze hyjnë në histori

E shtuna në Serie A bëri lajm për dy përmbysjet e jashtëzakonshme të ekipeve milaneze: Milani fitoi 3-2 ndaj Lecce, edhe Interi triumfoi me të njëjtin rezultat kundër Monzës në "San Siro".
Sidomos ndeshja e zikaltërve vendosi një rekord të ri në Serie A. Sipas “Opta”, 30 gjuajtjet në portë e zikaltërve të Simone Inzaghit kundër skuadrës së Alessandro Nesta janë numri më i lartë i regjistruar në këtë sezon të kampionatit italian.
Gjithashtu, Interi nuk kishte arritur të kryente të paktën 30 gjuajtje në një ndeshje të Serie A për më shumë se dy vite, që nga 28 janari 2023, kur u përball me Cremonese.
Po “Opta” ka vënë në dukje se dy fitoret e Milanit dhe Interit përfaqësojnë një rast unik në historinë e futbollit italian. Siç pritej, nuk kishte ndodhur kurrë më parë që të dyja ekipet milaneze të fitonin një ndeshje në të njëjtën javë të Serie A, pasi ishin në disavantazh me të paktën dy gola.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128