Inzaghi pritet me çmimin satirik në Itali: ‘Finalja shkoi shumë keq’. Kyç gojën për të ardhmen në Arabinë Saudite

2 Qershor 2025, 09:38 / SPORT ALFA PRESS

Inzaghi pritet me çmimin satirik në Itali: ‘Finalja shkoi

Simone Inzaghi u "shpërblye" sërish nga emisioni satirik “Striscia la Notizia” me “Tapiro d’Oro”, pas humbjes së rëndë 5-0 në finalen e Ligës së Kampionëve kundër PSG-së. Trajneri i Interit u intervistua nga “Canale 5” dhe emisioni publikoi disa nga deklaratat e tij:

"Finalja e Mynihut shkoi vërtet keq për ne, sot nuk kam shumë dëshirë të flas. Gjithmonë kam qenë sportiv; humbja dhemb, por e pranojmë. Arritëm në finalen e Championsit edhe më të bindur te vetja, por nuk ia dolëm fatkeqësisht. PSG është një skuadër e fortë, e meritoi fitoren".

Më pas gazetari i drejtoi një pyetje për të ardhmen e tij, duke e ngacmuar nëse do të shkonte apo jo në Arabinë Saudite. Trajneri nga Piacenza zgjodhi të mos përgjigjej, duke heshtur plotësisht.

Është e vështirë të interpretohet kjo zgjedhje, por është e qartë se deri në takimin me Marotta, asnjëra palë nuk do të japë sinjale të qarta. Mundësitë që italiani të largohet janë reale.

 

Po ndodh...