Ish-futbollisti i famshëm lidhet me të dashurën e të birit që ndërroi jetë

20 Qershor 2022, 20:35 / SPORT ALFA PRESS

Ish-futbollisti i famshëm lidhet me të dashurën e të birit

Michael Ballack, ish-lojtari i njohur i Kombëtares gjermane ka nisur një lidhje me modelen Sophia Schneiderhan.

Deri këtu duket se s’ka asgjë të rëndësishme. Por siç raportohet, 21-vjeçarja ishte e lidhur më parë me Emilion, djalin e ish-mesfushorit, që vdiq më pak se një vit më parë në një aksident tragjik.

Gushtin e kaluar, Emilio vdiq pas një aksidenti tragjik me ‘quad’ në Troia, një gadishull pranë Setubal në jug të Lisbonës, pranë pronës që ish-lojtari bleu disa vite më parë.

Ish-lojtari i Chelsea ishte në atë kohë i lidhur me gazetaren franceze Natacha Tannous, por çifti u nda jo shumë kohë më vonë.

Gjermani, siç raporton Bild, u afrua kështu me Sophia Schneiderhan.

Të dy më vonë ranë në dashuri, pavarësisht se ai është 24 vite më i madh se modelja.

Ballack dhe Sophie janë parë disa herë në publik së bashku dhe janë parë gjithashtu në Art Basel, një panair për artin modern dhe bashkëkohor.

Ish-futbollisti i famshëm lidhet me të dashurën e të birit

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128