
Ish ministri, ‘alergjik’ ndaj këngës së Adem Jasharit në stadium: Ajo është një këngë e tmerrshme, s’ka lidhje me futbollin

“Mora fjalë”, e kompozuar nga Naim Gjoshi dhe kënduar nga Shkurte Fejza, është kthyer në një “himn” gjatë ndeshjeve të kombëtares. Të pranishmit në stadium e kanë bërë traditë këndimin e këngës kushtuar heroit Adem Jashari.
“Mund të më shpjegojë dikush se çfarë pune ka kënga e Adem Jasharit te Kombëtarja e Futbollit?” u shpreh Manjani në një intervistë me GogoCast.
“Pa lidhje. Ajo është përdhosje e figurës së Adem Jasharit. Adem Jashari nuk ka qenë futbollist. Po të kishte qenë Panajot Pano. Dakord. Hajde, do e pranonim.
Po ajo është një këngë e tmerrshme, çohu Adem. Pa lidhje. S’ka lidhje. Zero. Por ama po ta thuash këtë publikisht, do thotë që ti ke përdhosur [simbolet, të shkuarën, historinë]”, tha ai.
Referuar komenteve, disa bien dakord me qëndrimin e Manjanit, ndërsa të tjerë e kundërshtojnë.
“Më në fund e tha dikush,” shkruan një person. “Shumë mirë e ke. Futbolli s’ka lidhje me luftën,” komenton një tjetër. “Të drejtë ke; është bërë himn futbolli dhe nuk e kuptoj arsyen,” shkruan një i radhës.
Nga ana tjetër, ka edhe shumë të tjerë që kritikojnë deklaratën e tij. “Është një këngë patriotike që motivon çdo shqiptar,” thekson dikush. “Ne, si popull, e ndiejmë në gen ndarjen, shtypjen, pushtimin shumëshekullor dhe jemi në kërkim të bashkimit, me të gjitha mënyrat, figurat e heronjtë,” shton një tjetër person.
“Është thjesht një këngë që nxit dashurinë për kombin dhe na mbledh të gjithë bashkë,” lexohet në një tjetër koment.

PD përballë vetes, një reflektim për të parë nga e ardhmja
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128