Ish-trajneri i Shqipërisë: Ju tregoj çfarë i mungon këtij Milani

Milani po kalon një moment të mirë në kampionat.
Kuqezinjtë e kanë rritur në 9 pikë distancën me vendin e katërt, teksa në fundjavë do të tentojnë suksesin e katërt radhazi përballë Udineses në transfertë.
Gjithsesi, ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci, i cili si futbollist kaloi 4 sezone me Milanin, thekson se skuadra e Stefano Piolit ka nevojë urgjente për një përforcim në mbrojtje.
“Në kohën time kur vinim të luanim në Udine nuk flinim natën.
Ishin gjithmonë ndeshje të vështira dhe të luftuara.
Mendoj se Udinese do e sulmojë Milanin, por do të ishte shkatërruese nëse u lejohen hapësira Leaos dhe Theos.
Ky është një Milan të cilit i mungon një lider në qendër të mbrojtjes, i mungon dikush që jep garanci.
E them këtë duke patur respekt të madh për Kjaer dhe Gabbian, çifti që do të luajë me shumë mundësi në qendër të prapavijës.
Kuqezinjtë morën një goditje të madhe nga eliminimi nga Championsi, por në kampionat po bëjnë atë që duhet të bëjnë. Gjithsesi, unë shoh një garë dyshe për titullin kampion”, theksoi Panucci.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
