
Italia në mision për të thyer një tabu: Në 8 ndeshje, nuk ka fituar asnjë ndaj Kroacisë

Ndeshja e sotme e Italisë ndaj Kroacisë do të jetë vendimtare për Azzurrit e Spallettit për kualifikimin nga faza e grupeve të Euro 2024.
Pas humbjes me Spanjën, është e arsyeshme të pritet një reagim i fortë nga Italia. Megjithatë, ndeshja ndaj Kroacisë nuk do të jetë e thjeshtë, sidomos nëse analizohet bilanci i ndeshjeve të mëparshme.
Në fakt, në tetë ndeshje (nga viti 1991 e tutje) Italia nuk ka fituar kurrë. Kroacia për momentin është një tabu që njerëzit e Spallettit do të përpiqen ta shkatërrojnë këtë mbrëmje. Siç u përmend më lart, janë tetë ndeshje mes dy kombëtareve me një bilanc mjaft negativ për Italinë: pesë barazime dhe tre humbje.
Ndeshja e fundit mes tyre ishte në Euro 2012: ajo sfidë përfundoi 1-1 me golat e Pirlos dhe Mandzukic.
-
Ish-futbollisti i njohur italian, Filippo Inzaghi i jep fund beqarisë
24 Qershor, 17:54 -

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128