Italia nuk ia fal ‘tradhtinë’, Gravina konfirmon se do ta detyrojnë Mancinin të paguajë dëmshpërblim

Lajmi ishte në ajër, por tashmë ka mbërritur i sigurt. FIGC (Federata Italiane e Futbollit) ka vendosur të nisë procesin për të vlerësuar se çfarë kufijsh ligjorë ka çështja e kompensimit nga Roberto Mancinit.
Tema është trajtuar gjatë ditës së djeshme në Këshillin Federal dhe vendimin në fund e ka konfirmuar vetë presidenti Gravina. Thelbi i çështjes është lamtumira e papritur e Mancinit nga stoli i kombëtares italiane. Supozohet se Mancini nuk ka përmbushur të gjitha detyrimet e përcaktuara në kontratën e tij me FIGC.
“Kam informuar bordin për gjithçka ka ndodhur në gusht, për tërheqjen e menjëhershme të Mancinit nga kontrata me dorëheqje. Bordi vendosi që të mandatojë një profesionist për të marrë mendim tekniko-juridik dhe kuptuar se çfarë mundësish mund të ketë mbi hipotezën e kërkesës për dëmshpërblim. Çështja do të kthehet në vëmendjen e bordit pas mendimit të një profesionisti”, – janë fjalët e presidentit të FIGC.
Vetëm dhjetë ditë para dorëheqjes, Mancini ishte emëruar edhe koordinator i kombëtareve U-20 dhe 21. “Nuk e ndjeja më besimin”, – tha ish-trajneri, duke shpjeguar më pas vendimin e tij të dorëheqjes dhe ankuar veçanërisht për praninë e një klauzolë kontraktuale që parashikonte përfundimin e kontratës në rast të dështimit për t’u kualifikuar në “Euro 2024”. Version i kontestuar ashpër nga FIGC, me nënvizimin se roli i koordinatorit të të gjitha ekipeve kombëtare dhe stafit të ri ishte rënë dakord gjerësisht.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
