Italiani Sinner triumfon në Kinë, mposht rusin Medvedev në finale

4 Tetor 2023, 17:15 / SPORT ALFA PRESS

Italiani Sinner triumfon në Kinë, mposht rusin Medvedev në finale

Jannik Sinner kompleton javën perfekte dhe fiton në Pekin, duke triumfuar në finale ndaj rusit Daniil Medvedev me rezultatin 2-0.

Një finale pa shumë histori, e cila zgjati dy orë e një minutë, teksa italiani fitoi të dy setet me ‘tie break’ 7-6.

Për 22-vjeçarin italian ky është titulli i 9 në karrierë dhe i dyti ATP Master 500, pas atij në Washington në vitin 2021, teksa tashmë Sinner ngjitet në vendin e katërt të renditjes botërore në tenis.

Kjo është java padyshim më e mirë e Sinner në karrierë, pasi mposhti në gjysmëfinale spanjollin Carlos Alcaraz dhe në finale rusin medvedev, duke u shpallur kampion.

“Faleminderit Daniil që më bëre të fitoj të paktën një ndeshje kundër teje dhe që më ke nxitur të bëhem një sportist edhe më i mirë. Falënderoj shumë edhe ekipin tim, me të cilët kemi punuar shumë për këtë arritje. Dua të përgëzoj edhe stafin e kundërshtarit, që kanë punuar gjithashtu mirë dhe meritojnë suksese”, deklaroi Sinner në fund të finales./ SuperSport