Ja sa paguhet në vit Ronaldo, i pari në botë në sport. Lista me emrat më të paguar ....

4 Maj 2023, 13:52 / SPORT ALFA PRESS

Ja sa paguhet në vit Ronaldo, i pari në botë në sport. Lista

1. Cristiano Ronaldo (123.791.000 €)

Falë megakontratës me sauditët e Al Nassr, futbollisti portugez zë vendin e parë. Pothuajse 42 milionë eurove pagë vjetore në Arabinë Saudite duhet t’i shtohen edhe 82 milionë të tjera që rrjedhin nga sponsorizimet.

2. Lionel Messi (118.329.000 €)

Ylli i PSG-së është vendosur pas rivalit të përjetshëm. Për argjentinasin, 59 milionë euro kanë ardhur nga pronarët, sheikët nga Katari të klubit parizien, dhe po aq nga fitimet jashtë fushës.

3. Kylian Mbappe (109.227.000 €)

Menjëherë pas Messit renditet shoku i tij i skuadrës te PSG, i cili futi 91 milionë euro në xhep falë kontratës me klubin parizien dhe rreth 18 milionë euro me sponsorizime.

4. LeBron James (108.772.000 €)

Ylli i NBA-së i Los Angeles Lakers është i pari në mesin e jofutbollistëve, me kontratën e tij 40.5 milionëshe me verdhevjollcët dhe 68 milionë të bollshme nga aktivitetet e tjera komerciale.

5. Canelo Alvarez (100.000.000 €)

Boksieri hyn në "top 5" falë 91 milionëve që ka fituar në ring, ndërsa 9 të tjerat janë rezultat i sponsorizimeve.

6. Dustin Johnson (97.394.000 €)

Një tjetër sport, këtë herë golfi, zë vend në "top 10" e më të paguarve sipas "Forbes". Amerikani fiton rreth 93 milionë falë sportit që ushtron dhe 4.5 milionë të tjera nga sponsorizimet.

7. Phil Mickelson (96.483.000 €)

Një tjetër lojtar golfi. Edhe legjendari Phil përfiton 94.6 milionë euro nga skuadra ku bën pjesë dhe pjesën tjetër nga sponsorët.

Ronaldo është sportisti më i paguar në botë; paraprin në podium Messin dhe Mbappé

8. Steph Curry (91.386.000 €)

Superylli i kampionëve të NBA-së, pjesë e Golden State, hyn në "top 10" me një kontratë 44 milionëshe me kalifornianët, pasuar nga 47 milionë të tjera jashtë fushës.

9. Roger Federer (86.562.000 €)

Zvicerani e ka braktisur tenisin, por "çezma" nga e cila po derdhen paratë nuk është mbyllur për këtë arsye. Janë të paktën një duzinë markash që ai vazhdon të përfaqësojë dhe që e paguajnë shumë.

10. Kevin Durant (81.101.000 €)

Një tjetër basketbollist i NBA mbyll "top 10". Ylli i Phoenix fiton 40 milionë euro të bollshme që vijnë nga kontrata e tij me "Suns" dhe pothuajse 41 milionë nga sponsorizimet.

Po ndodh...