Jasir Asani nuk ndalet, sërish protagonist me gol dhe asist në Kore

Jasir Asani po tregon një formë spektakolare në javët e fundit në Korenë e Jugut, ku duket se mosaktivizimi asnjë minutë me kombëtaren shqiptare dhe zërat e merkatos që e çojnë në Japoni nuk e kanë shpërqëndruar nga fusha e lojës.
Ai ka qenë protagonist absolut në fitoren 1-2 që Gwangju FC ka arritur të marrë në transfertë përballë Anyang, sfidë e vlefshme për javën e 21 të kampionatit.
Fillimisht, në minutën e 12′ të takimit, Asani asistoi për shokun e ekipit, pas një driblimi fantastik, duke u futur në zonë. Më pas, në minutën e ’38 ishte radha që të shënonte vetë gol dhe të vuloste fitoren për ekipin e tij.
Edhe të dielën e kaluar, në ndeshjen që Gwangju FC luajti përballë pretendentëve për titull të Daejeon, Jasir Asani shkëlqeu me një gol dhe një asiste, teksa ndeshja u mbyll në barazim 2-2.
Ky ishte goli i 6-të në këtë sezon për Asanin, i cili ka luajtur në 17 ndeshje me fanellën e klubit të tij, ku mbetet një nga lojtarët më vendimtare në fazën ofensive të skuadrës që ka shënuar vetëm 20 gola deri tani.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


