Javë pozitive për legjionarët e Kombëtares/ Muçolli gjen golin e parë, Broja fiton penallti, rikthehet Gjimshiti

Këtë fundjavë paraqitja e djemve të ekipit kombëtar është vlerësuar mjaft mirë nga uebsajti i specializuar për statistika, SofaScore.
Arbnor Muçolli, djaloshi kuqezi i cili ka marrë edhe një ftesë së fundmi për të qenë pjesë e ekipit kombëtar në miqësoren e së mërkurës kundër Arabisë Saudite gjeti rrugën e rrjetës me një gjuajtje të bukur brenda zonës kundërshtare, duke realizuar golin e parë për këtë sezon me Vejlen në Danimarkë.
Armando Brojës i mjaftuan pak minuta lojë për të ndryshuar komplet rrjedhën e sfidës Chelsea – Manchester United.
Djaloshi shqiptar u fut në lojë në minutën e 79-të të takimit, teksa i mjaftuan vetëm pesë minuta për të fituar një penallti, që u kthye në gol nga Jorginho.
Uebsajti i specializuar për statistika, Sofascore e ka vlerësuar Brojën me notën 6.8 për pak minuta lojë që luajti shqiptari.
Ndërkaq, lajmi i mirë i kësaj fundjave ishte edhe rikthimi i mbrojtësit Berat Gjimshiti, i cili në sfidën kundër Lazios e nisi nga stoli. Djaloshi shqiptar u rikthye të luajë pas disa javësh që qëndroi larg fushës për shkak të një dëmtimi.
Ndërkaq, lajm i keq është dëmtimi i mesfushorit, Amir Abrashi, i cili luajti vetëm 27 minuta në radhët e Grasshoppers, ndërsa më pas doli nga fusha i dëmtuar.
Ylber Ramadani vijon të jetë një nga më të mirët në radhët e skuadrës së Abeerden-it në Skoci, duke u vlerësuar edhe mjaft mirë nga uebsajti i specializuar për statistika, Sofascore.
Minuta pati këtë fundjavë edhe për futbollistët e tjerë të Kombëtares, Nedim Bajrami, Elseid Hysaj, Myrto Uzuni, Albi Doka, Ermir Lenjani, Enea Mihaj, Adrian Bajrami, Taulant Seferi, Keidi Bare etj, të cilët kanë zhvilluar paraqitje shumë të mira në radhët e ekipeve të tyre.
-
Video/ Osimhen thyen Romën, thumbon Mou
24 Tetor, 08:57
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

