Kampioni afrikan i dorëzohet grushteve të rrufeshme, boksieri Alban Bermeta mbyll vitin me fitore: Në 2024 të tjera arritje

30 Dhjetor 2023, 13:17 / SPORT ALFA PRESS

Kampioni afrikan i dorëzohet grushteve të rrufeshme, boksieri Alban

Pritej spektakël dhe ashtu ndodhi. Alban Bërmeta, boksieri nga Tirana, fitoi një tjetër përballje në boksin profesionist dhe këtë herë ndaj një kundërshtari kampion në Afrikë. Dueli i grushteve në Fier u mbyll në raundin e gjashtë me pikë, duke bërë që ndaj Henriques Landos, Bermeta të siguronte fitoren e 14 në boksin profesionist, 11 prej të cilëve me nokaut.

“Ishte kundërshtar shumë i fortë, i 110 në botë dhe i pari në Afrikë. Gjithsesi unë isha përgatitur për këtë ndeshje dhe falë Zotit ia arrita të fitoj. Ishalla eci sa më lart në ndeshjet e ardhshme me kundërshtarë më të fortë,”-u shpreh Alban Bërmeta, boksier.
Boksieri nga Angola provoi gjatë gjithë ndeshjes të provokonte Bermetën, duke bërë në ring sjellje të çuditshme.

 

Po ndodh...