“Kane mund të rikthehet te Tottenhami”, e vërteta e klauzolës

21 Shtator 2023, 15:44 / SPORT ALFA PRESS

“Kane mund të rikthehet te Tottenhami”, e vërteta e

110 mln euro e shiti Tottenhami Harry Kane te Bayern Munchen, ndërkohë që presidenti i klubit londinez deklaroi gjatë ditës së mërkurë se sulmuesi mund të rikthehet një ditë te Spurs.

“Kemi përfshirë një klauzolë riblerjeje të Kane… Dua ta falënderoj për gjithçka ka bërë për ne. Harry do të jetë gjithmonë i mirëpritur te Tottenhami.

Ai është një nga të familjes, një pjesëtar shumë i dashur dhe i vlerësuar. Do të mbetet gjithmonë në historinë e Tottenhamit”, u shpreh Daniel Levy. Por si qëndron e vërteta e klauzolës së riblerjes së golashënuesit më të mirë në histori për klubin e Premier League dhe kombëtaren e Anglisë?
Shtypi britanik thekson se në akordin mes palëve klubi i Tottenhamit ka një avantazh të vogël nëse Kane vendos të largohet nga kampionët e Gjermanisë.

Në momentin që 30-vjeçari do të zgjedhë të nisë një tjetër aventurë larg Bayernit, atëherë Tottenhami do të ketë përparësi tratativash krahasuar me klubet e tjera të interesuara për shërbimet e goleadorit.

I cili ka firmosur për 4 vite me bavarezët. Deri në këtë fazë të sezonit, Kane ka realizuar 5 gola (+2 asiste) me skuadrën e Thomas Tuchel.

Po ndodh...

ide