Kategoria e Parë/ Bylis fiton dhe merr kreun provizor, Flamurtari ngec në shtëpi

16 Mars 2024, 17:45 / SPORT ALFA PRESS

Kategoria e Parë/ Bylis fiton dhe merr kreun provizor, Flamurtari ngec
Janë mbyllur 4 ndeshje në Kategorinë e Parë.

Spikat fitorja e Bylisit në shtëpi kundër Besës, me ballshiotët që bëjnë detyrën dhe marrin kreun provizor të renditjes, në pritje të ndeshjes së Elbasanit, që luan në fushën e vet me Burrelin.

Flamurtari nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në Vlorë ndaj Lushnjë, duke zhgënjyer tifozët kuqezi. Nuk ndryshon pozicioni për Flamurtarin.

Ndërsa Kastrioti përmbysi 3-1 Vorën në fushën e kësaj të fundit. Fitore në transfertë mori edhe Luzi, teksa mposhti 2-1 Tomorin në Berat.

Dueli mes Elbasanit dhe Burelli do të luhet në orën 18:00.

REZULTATET

BYLIS 2-0 BESA

11′ Ruçi, 38′ Trumci

FLAMURTARI 0-0 LUSHNJA

VORA 1-3 KASTRIOTI

47′ Ntephe / 60′ Neziri, 66′ Musaj, 77′ Hoxha

TOMORI 1-2 LUZI

78′ Caco / 58′ Treni, 72′ Itodo

Kategoria e Parë/ Bylis fiton dhe merr kreun provizor, Flamurtari ngec

 

Po ndodh...