Kategoria Superiore, këto janë datat dhe oraret e sfidave të javës së 16-të

Java e 16-të e Kategorise Superiore do të luhet në datat 10 dhe 11 dhjetor.
Të dielën janë programuar të zhvillohen tre takime. Laçi – Tirana dhe Erzeni – Kukësi do të hapin javën e 16-të, me të dyja sfidat që do të zhvillohen në orën 13:30, respektivisht në Laç dhe Rrogozhinë.
Në të njëjtën ditë do të luhet edhe një tjetër takim interesant në Shkodër, aty ku Vllaznia do të përballet me Dinamo City në stadiumin “Loro Boriçi”. Java e 16-të do të ulë siparin të hënën me dy sfidat Teuta – Egnatia dhe Partizani – Skënderbeu, që do të luhen në orën 17:00.
Ndërkohë të enjten, më datë 7 dhjetor, do të luhet edhe ndeshja e prapambetur Partizani – Teuta.
Sipas kalendarit, sfida Partizani-Teuta ishte përllogaritur të ishte ndeshja hapëse e sezonit 2023/24, por u shty për shkak të impenjimit të klubit kryeqytetas në kualifikueset e UEFA Conference League.

Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
