Kategoria Superiore rikthehet të dielën, njihuni me axhendën e javës së 16-të

7 Dhjetor 2023, 22:39 / SPORT ALFA PRESS

Kategoria Superiore rikthehet të dielën, njihuni me axhendën e

Kategoria Superiore do të rikthehet në fushë ditën e diel, ku janë planifikuar të zhvillohen 3 sfidat e vlefshme për javën e 16-të.

Në orën 13:30 do të luhen 2 përballje interesante, ku në Rrogozhinë, Erzeni do të presë Kukësin, ndërkohë që Laçi do të masë forcën në shtëpi ndaj Tiranës.

Ndërkohë e diela do të kulmojë me duelin Vllaznia-Dinamo që do të zhvillohet në “Loro Boriçi”, prej orës 17:00.

Java e 16-të do të ulë siparin ditën e hënë, me dy përballjet Partizani-Skënderbeu dhe Teuta-Egnatia, që do të luhen në orën 17:00. Përballje këto që pritet të jenë tepër të rivalizuara.

AXHENDA E JAVËS SË 16-të:  

E DIEL, 10 DHJETOR 

ORA 13:30 

ERZENI-KUKËSI  

LAÇI-TIRANA 

ORA 17:00 

VLLAZNIA-DINAMO 

E HËNË, 11 DHJETOR 

ORA 17:00 

PARTIZANI-SKËNDERBEU 

TEUTA-EGNATIA