Kërkohej nga United, mbrojtësi francez: Nuk dua të gaboj!

15 Shtator 2023, 14:27 / SPORT ALFA PRESS

Kërkohej nga United, mbrojtësi francez: Nuk dua të gaboj!

Një nga dëshirat e merkatos për Manchester United ishte edhe mbrojtësi i Nice, Jean-Claire Todibo. “Djajtë e Kuq” ishin të gatshëm të shpenzonin deri në 34 milionë paund për mbrojtësin, megjithatë francezi mori kohë dhe kërkoi të mos nxitohej në mënyrë që të mos përfundonte në një “kartë të djegur” në Old Trafford.

Vetë 23-vjeçari thekson se kur të largohet nga Ligur 1, do ta bëjë për një skuadër me projekt të qartë dhe në të cilën do të ketë shansin të luajë si titullarë.

“Nuk dua të gënjej dhe të them se nuk e mendoj transferimin në një klub më të madh që ndër të tjera do të më ndihmonte edhe të grumbullohesha me kombëtaren. Por, këtu te Nice unë e kam vendin e garantuar dhe kur të largohem dua që të shkoj në një skuadër me plan të qartë.

Tani mendoj me shumë qetësi dhe nuk doja të bëja një gabim në zgjedhjen time. Do të pres derisa të më paraqitet një projekt i plotë dhe i qartë”, u shpreh Todibo.

Po ndodh...

ide

Nga Sidi Hasanaj 20:16 IDE

Pa Drama!

Nga Sidi Hasanaj

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128