Kërkohet vendim rrufe nga UEFA-s për çështjen Prestiani-Vinicius, Real Madrid dorëzon provat për shfaqjet e racizmit

Klubi i Real Madrid ka bërë të ditur sot se ka dorëzuar në UEFA të gjitha provat që dispononte rreth ngjarjeve të racizmit në stadiumin e Lisbonës, në ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Benfikës vendase.
Sigurisht tema kryesore është përplasja Prestiani-Vinicius, me këtë të fundit që raportoi te gjyqtari se ishte fyer nga argjentinasi me shprehjet “majmun”. Futbollisti i Benfikës ka mohuar gjithçka, ndërsa është e vështirë për momentin të vërtetohet çfarë ka ndodhur pasi ai mbulonte gojën me fanellë teksa i fliste Viniciusit.
“Klubi i Real Madridit njofton se sot i ka paraqitur UEFA-s të gjitha provat që disponon në lidhje me incidentet që ndodhën të martën e kaluar, më 17 shkurt, gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve që skuadra jonë luajti në Lisbonë kundër Benfikës.
Klubi ynë ka bashkëpunuar në mënyrë aktive me hetimin e hapur nga UEFA pas akteve të papranueshme të racizmit që ndodhën gjatë asaj ndeshjeje.
Real Madridi shpreh mirënjohjen e tij për mbështetjen dhe dashurinë e treguar ndaj lojtarit tonë Vinicius Jr. nga të gjithë sektorët e botës së futbollit.
Real Madridi do të vazhdojë të punojë, në bashkëpunim me të gjitha institucionet, për të zhdukur racizmin, dhunën dhe urrejtjen në sport dhe në shoqëri”, shkruhej në komunikatën e madrilenëve.
Tashmë pritet që UEFA të mblidhet dhe të marrë një vendim urgjent rreth kësaj çështje, pasi ndeshja e kthimit mes dy skuadrave do të luhet në mesjavën e ardhshme.
Po ndodh...
ide
Mesazhet për Rama&Berisha dhe një akti i McAllister në Tiranë
Pse eurodeputetët duhet të takojnë Berishën?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128