Del axhenda, kryeministri Edi Rama do të flasë në Bordin e Paqes: Kreu i qeverisë rrugës për takimin me Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump këtë të enjte do të mirëpresë takimin inaugurues të Bordit të tij të Paqes, një ngjarje që zyrtarët amerikanë e konsiderojnë si një nga takimet më të rëndësishme të kabinetit të tij.
Në këtë mbledhje, përveç zyrtarëve amerikanë, do të marrin pjesë përfaqësues nga vendet si Shqipëria, Katari, Arabia Saudite, Egjipti, Hungaria dhe Bjellorusia, e cila do të jetë anëtare e bordit edhe pse ndodhet nën sanksione për lidhjet me konfliktin në Ukrainë.
Sipas axhendës së siguruar nga Newsbomb, mbledhja do të zhvillohet sipas rendit të mëposhtëm (me orën lokale):
06:15- Fillojnë mbërritjet e delegacioneve
08:05- Përfundojnë mbërritjet e delegacioneve
09:00 - Fillon mbledhja me fjalën hapëse nga Presidenti dhe Zëvendëspresidenti i SHBA-së
Në tryezën e rrumbullakët do të ketë prezantime nga figura të njohura botërore, duke përfshirë: Sekretarin Rubio, Steve Witkoff, Ambasadorin Mike Waltz, Dr. Ali Shaath, Nick Mladenov, Gjeneral Major Jeffers, Tony Blair, Yakir Gabay, Liran Tancman, Marc Roëan, Presidentin e Bankës Botërore Ajay Banga dhe Jared Kushner. Një video speciale do të prezantojë planet për rindërtimin e Gazës.
Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të marrë fjalën në këtë takim. Siç shihet dhe nga axhenda ai do të falsë pas ptë Rumanisë, Nicușor Dan, duke u bërë zëri i Shqipërisë në këtë forum të rëndësishëm.
Së fundmi, ministri Ervin Demo i cili po shoqëron kryeministrin Rama ka publikuar një foto ku shihen në një automjet rrugës për në mbledhje.
“Krenar për Shqipërinë. Rrugës për në mbledhjen e Bordit të Paqes”, shkruan Demo.
Axhenda:
06:15 – Fillojnë mbërritjet e delegacioneve
08:05 – Përfundojnë mbërritjet e delegacioneve
08:40 – Foto familjare
09:00 – Fillon mbledhja
Fjalë mirëseardhjeje dhe hapëse nga Presidenti dhe Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara
Prezantime në tryezë të rrumbullakët & Përditësime kryesore
1. Sekretari Rubio – Natyra historike e mbledhjes së BoP
2. Steve Witkoff – Suksesi në lirimin e pengjeve dhe koordinimi i ndërmjetësve
3. Ambasadori Mike Waltz – Ndihma dhe adresimi i nevojave aktuale të Gazës
4. Dr. Ali Shaath – NCAG, e ardhmja e Gazës (3 minuta fjalë)
5. Nick Mladenov – OHR & Demilitarizimi
6. Gjeneral Major Jeffers – ISF & Policia e Gazës
7. Tony Blair – Ngritja e kapaciteteve & Zhvillimi organizativ
8. Yakir Gabay – Rindërtimi / Plani i Përgjithshëm (Master Plan)
9. Liran Tancman – Zinxhiri i furnizimit & Teknologjia
10. Marc Roëan – Fondi Sovran i Pasurisë
11. Presidenti i Bankës Botërore, Ajay Banga – Përgjegjësia fiskale / transparenca dhe Fondi Sovran
12. Jared Kushner – Rezultate të matshme të BoP në Gaza dhe ndikimi i ardhshëm i BoP
Video për rindërtimin e Gazës
Rendi:
1. Bahreini – Mbreti Hamad bin Isa Al Khalifa
2. Kazakistani – Presidenti Kassym-Jomart Tokayev
3. Uzbekistani – Presidenti Shavkat Mirziyoyev
4. Indonezia – Presidenti Praboëo Subianto
5. Rumania – Presidenti Nicușor Dan
6. Shqipëria – Kryeministri Edi Rama
7. Egjipti – Kryeministri Mostafa Madbouly
8. Katari – Kryeministri Mohammed Al-Thani
9. Emiratet e Bashkuara Arabe - Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme Sheikh Abdullah Bin Zayed Bin Sultan Al-Nahyan
10. Maroku – Ministri i Jashtëm Nasser Bourita
11. Turqia – Ministri i Jashtëm Hakan Fidan
12. Kuvajti – Ministri i Jashtëm Sheikh Jarrah Jaber Al-Ahmad Al-Sabah
13. Arabia Saudite – Ministri i Shtetit për Punët e Jashtme Adel Al-Aljub
Po ndodh...
ide
Mesazhet për Rama&Berisha dhe një akti i McAllister në Tiranë
Pse eurodeputetët duhet të takojnë Berishën?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128