Klasikja e Holandës zgjat vetëm 56 minuta, tifozët e Ajaxit ndërpresin ndeshjen

Duhej të ishte një ndeshje spektakli, por nuk rezultoi aspak kështu klasikja e futbollit holandez mes Ajaxit dhe Feyenoordit, që u mbyll para kohe për shkak të incidenteve në tribuna.
Sfida nisi vrullshëm për skuadrën nga Roterdami, që shënoi dy herë me sulmuesin Santiago Gimenez në minutat 9’ dhe 18’. Megjithatë në të 24-ën arbitri ndërpreu takimin për pak minuta, pas hedhjes së sendeve në fushë nga tifozerisa.
Ndeshja rinisi dhe Feyenoord shënoi edhe golin e tretë me anë të Igor Paxaio, teksa paraqitja zhgënjyese e Ajaxit ‘tërboi’ edhe më shumë tifozerinë e amsterdamasve në “Johan Cruijff Arena”.
Në të 44-ën u hodhën sërish tymuese në fushë dhe arbitri ndoqi protokollin, duke dërguar skuadrat për disa minuta në dhomat e zhveshjes. Më pas loja rinisi dhe vijoi deri në të 56-ën, kur sërish trazirat në tribuna, detyruan arbitrin të ndërpresë ndeshjen për herë të tretë dhe të fundit.
U mbyll kështu me turp klasikja e futbollit holandez, teksa tashmë gjithçka do të jetë objekt i organeve disiplinore, që pritet të dënojnë ashpër Ajaxin, duke komplikuar sezonin që në nisje.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
