
Kompani dhe Kejn kërcënojnë Interin! Sulmuesi i Bajernit: Duam kualifikimin, mezi pres…

Vinsent Kompani dhe Herri Kejn kanë besim që do të kualifikohen edhe pse mbrëmja në Milano do të jetë një betejë e vërtetë. Sulmuesi anglez iu ka thurur elozhe Açerbit dhe Lautaros, por kërkon t’i mundë.
KOMPANI- Trajneri belg e ka vlerësuar ndeshjen si një nga më të bukurat e kontinentit. “Ka pritshmëri të mëdha për këtë ndeshje. Është diçka e duhur. Do të përballet skuadra më e madhe në Itali kundër skuadrës më të madhe në Gjermani.
Stadiumet janë magjike. Nuk mund të ketë mbrëmje më magjike sesa kjo. Kualiteti dhe talenti janë gjithashtu. E rëndësishme është që këto elementë të na bëjnë të shfaqim një performancë të madhe për të kaluar turin. E dimë që do të jetë e vështirë sepse ata kanë fituar duelin e parë. Duhet të bëjmë sfidë perfekte dhe të jemi të kujdeshëm”, tha Kompani.
KEJN- “Nuk fle shumë pas ndeshjeve, sidomos kur humbas shumë raste. Por sigurisht që u shqetësova për atë humbje në Mynih. Shumë pak ekipe fitojnë aty dhe Interi ia doli. Kjo do të thotë se është një skuadër e madhe, por jemi të motivuar për të bërë gjithçka dhe për ta përmbysur. Nuk na duhet motivimi për festën e madhe të Interit, kemi shumë motive të tjera për të triumfuar.
Duhet thjesht që të korrigjojmë gabimet e bëra në ndeshjen e parë. Açerbi? Është një lojtar i madh dhe ekspert. Më pëlqen të sfidohem me futbollistët e rëndësishëm. Dua ta falënderoj për komplimentet dhe po pres me padurim që ta sfidoj në fushë. Lautaro? Është një nga sulmuesit më të mëdhenj në vitet e fundit në Europë. Shënoi një supergol në sfidën e parë. Por nuk duhet të merrem me lojtarët e Interit. Jemi të fokusuar dhe të bindur që mund ta përmbysim”, ka thënë sulmuesi Herri Kejn.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128