Kristiano Ronaldo kërkon falje për goditjen me bërryl, por nuk i shpëton dënimit dhe gjobës

Kristiano Ronaldo ka bërë bujë për gjestin e tij të keq ndaj kundërshtarit dhe arbitrit në Superkupën e Arabisë, kundër Al Hilal. Në pjesën e dytë, sulmuesi portugez u përjashtua me karton të kuq për shkak se deshi të shpejtonte rivënien e topit nga vija anësore.
Në përpjekje për ta rikthyer menjëherë topin në lojë, ai u përplas me një kundërshtar, duke e goditur me bërryl. Ndëshkimi maksimal nga arbitri ishte i pashmangshëm, teksa në minutën e 80-të u largua me të kuqe dhe e la Al-Nassr me 10 lojtarë. Ronaldo u largua nga fusha mes shikimeve të habitura të tifozëve, duke kundërshtuar në mënyrë flagrante vendimin e arbitrit me gishtin e madh dhe duartrokitje sarkastike.
Ronaldo u sanksionua me dy ndeshje pezullim dhe 20.000 rial gjobë. Episodi është ende shumë i diskutuar në Arabinë Saudite, edhe për shkak se Al Hilal u tërbua me një postim të publikuar në rrjetet sociale. Pati shumë polemika, ndaj CR7 u përpoq ta qetësonte stuhinë me një tjetër gjest, këtë herë relaksues, karshi vendit ku jeton dhe luan që nga viti i kaluar.
Ronaldo, sipas asaj që raportoi “Arriyadiyah”, i ka telefonuar ministrit saudit të sportit, Abdulaziz bin Turki Al-Faisal, për t’i kërkuar falje edhe atij. Nuk është hera e parë që portugezi e humb toruan gjatë lojës, as hera e parë që e telefonon ministrin e sporteve që nga zbarkimi në Ligën Pro Saudite. I vetëdijshëm se kishte bërë gabim, CR7 kërkoi falje dhe kështu e mbylli çështjen.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
