
Kryeson renditjen e golashënuesve në Kategorinë e Parë, sulmuesi merr ftesë nga kombëtarja

4 Mars 2025, 16:57 / SPORT
Vora e ka të qartë misionin. Ajo po punon seriozisht për të qenë pjesë e Superiores, por njëkohësisht edhe për të pasur një titull kampion të Kategorisë së Parë. Tashmë kur duhen edhe 8 javë kampionat, ata janë shumë pranë ëndrrës së madhe.
Vora ka shënuar gjithsej deri tani 46 gola, por gati gjysma e tyre kanë ardhur nga sulmuesi lituanezo-gjerman, Manfredas Ruzgis.
Aventura te Vora po i sjell fat Ruzgisit, pasi mësohet se ai ka marrë ftesë për herë të parë nga kombëtarja e Lituanisë.
Ndaj Kukësit, Ruzgis shënoi golin e 20-të sezonal, gol i cili i dha trepikëshin Vorës.

ide


Bllofi i Primareve me militantë!
Nga Alban Daci

Oligarkia politiko-ekonomike në alarm!
Nga Azgan Haklaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128