Kualifikueset Euro 2024/ Grupi i Shqipërisë, Çekia kalon në avantazh ndaj Moldavisë

20 Nëntor 2023, 22:21 / SPORT ALFA PRESS

Kualifikueset Euro 2024/ Grupi i Shqipërisë, Çekia kalon

Është zhbllokuar shumë shpejt përballja vendimtare e kualifikimit në grupit E, mes Republikës Çeke e Moldavisë, në “Andruv Stadion” të Olomucit, me vendasit, që kanë arritur të marrin avantazhin, duke iu afruar edhe më shumë fazës së grupeve.

Një aksion fantastik i çekëve është finalizuar më së miri nga “fantazisti” i Slavia Prague, David Doudera, i cili pas një pasimi të Chory, nuk gabon përballë portierit kundërshtar, duke e çuar topin në rrjetë.

Republika Çeke ngjitet kështu në kuotën e 15 pikëve, po aq sa edhe Shqipëria që po barazon pa gola me Ishujt Faroe. Për shkak të ndeshjeve direkte në favor të kuqezinjve, skuadra e Silvinhos mban kreun e grupit.

Po ndodh...

ide