“Ky është Real Madridi”/ Ancelotti stoik edhe pas fitores

“Ky është Real Madridi”! Me këtë fjali të shkurtër, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka përmbledhur punën e madhe të skuadrës së tij për fitoren e Champions League. Real Madrid mundi Liverpoolin, sipas trajnerit, falë "cilësisë individuale që ka".
Ancelotti foli menjëherë pas ndeshjes për mikrofonat e TVE dhe u shpreh entuziast për titullin: “Jemi shumë të lumtur sepse e përfunduam sezonin shumë mirë”. E sa i përket zhvillimit të ndeshjes, ai ka shpjeguar se “plani na ka dalë shumë mirë”.
I pyetur për paraqitjen e shkëlqyer të portierit Courtois, trajneri theksoi: "Kështu e kam parë edhe herë të tjera, ai është një portier fantastik".
Real Madrid u kurorëzua në Paris me Ligën e Kampionëve të katërmbëdhjetë, dyfishi i skuadrës së dytë më të suksesshme në Evropë, Milanit, që ka shtatë. Ishte në një natë brutale për Courtois, që ndaloi absolutisht gjithçka në Stade de France kundër një skuadre të Liverpool-it që dominoi, por u përplas me portierin belg. Vinicius në minutën e 59-të ishte autori i golit që vërtetoi se kjo skuadër është nga një planet tjetër.
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


