
Lazio shkatërron Milanin në Olimpico

Futbollistët e Lazios fituan në stadiumin Olimpico në kuadër të javës së 19-të të Serisë A ndaj Milanit me rezultatin e thellë 4-0 dhe kështu thelluan krizën në të cilën ra kampioni aktual i Italisë, pasi nuk kanë njohur fitore prej 3 javësh.
Skuadra vendase kaloi në epërsi që në minutën e katërt të lojës, kur Zaccagni bëri depërtim në krahun e majtë dhe e dërgoi topin në zonë.
Dy lojtarë humbën topin që arriti te Milinkovic-Savic dhe më pas mesfushori e futi në rrjetë.
Lazio dyfishoi avantazhin shtatë minuta para përfundimit të pjesës së parë pasi Zaccagni, i cili ishte në humor të mirë sonte dhe shënoi për 2-0.
Fatkeqësi për Milanin situata u përkeqësua kur u akordua një penallti për vendasit në minutën e 67-të.
Luis Alberto ishte i sigurt nga penalltia dhe tundi rrjetën.
Vetëm tetë minuta më vonë, Milani pranoi një tjetër gol.
Ishte sërish një veprim i mirë nga vendasit.
Në fund, Lusi Alberto bëri një punë të shkëlqyeshme dhe asistoi për Felipe Anderson, i cili shënon në mënyrë rutinore për finalen 4-0.
Me fitoren e mbrëmjes së sotme Lazio u ngjit në vendin e tretë në Serie A, ndërsa Milani është në pozitën e dytë me plot 12 pikë më pak se lideri Napoli.
Në turin tjetër Lazio pret Fiorentinën, ndërsa Milani do të luajë në shtëpi ndaj Sassuolos.
©
ide


Pse në Tiranë gjen “patriot” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

A je budall a bon vetë o Gaz?!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128