
Leao, i lumtur me Fonsecan: I duhuri, i kuptojmë lehtë idetë e tij

1 Gusht 2024, 16:09 / SPORT
Rafael Leão foli për impaktin e Paulo Fonsecas te Milani, duke vlerësuar trajnerin portugez.
“Ai është një person i drejtpërdrejtë, tregon atë që dëshiron menjëherë. Ndihem mirë për këtë dhe kolegët e mi janë gjithashtu të lumtur. Stërvitjet janë shumë intensive, gjithmonë me top. Për mendimin tim, i kuptojmë të gjitha idetë e tij për lojën, do të jetë mirë”, ka thënë ai në një intervistë për Gazzetta dello Sport.
“Identiteti i Milanit është historikisht i lidhur me lojën më top dhe këtu të gjithë lojtarët janë të përfshirë në posedim. Për mendimin tim, ai është trajneri i duhur. Më kërkon të kërkoj topin, të afrohem me zonën”, ka shtuar Leao.
Sulmuesi ndërkombëtar portugez zbuloi gjithashtu se do të bëhet baba i binjakëve.

"Do të jetë varri yt", ja pse Rama më ka bllokuar në telefon!
Nga Evi Kokalari
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128