Legjenda franceze lajkaton Kylian Mbappe

21 Nëntor 2023, 15:55 / SPORT ALFA PRESS

Legjenda franceze lajkaton Kylian MbappeLegjenda e futbollit francez, Thierry Henry, ka folur me shumë lajka për Kylian Mbappe, sulmuesin e PSG-së. Kjo erdhi pas golit të 300-të të Kylian në karrierë, të cilin sulmuesi e shënoi në vetëm 24 vjeç e 333 ditë.

“Arritjet e këtij djali janë joreale. Është thjesht e pabesueshme”,- ka komentuar Henri, cituar nga agjencia “AP”.

“Përveç që shënon shumë gola, ai bën edhe një numër të madh asistimesh. Sigurisht, ka gjëra që ai duhet të përmirësojë në lojën e tij, por ne nuk po flasim për këtë për momentin”,- shtoi ai.

“Ky djalë jeton me futbollin dhe përgatitet shumë mirë për ndeshjet. Profesionalizmi dhe dëshira e tij për të luajtur janë të pamohueshme. 300 gola? Ka shumë njerëz që nuk e arrijnë dot këtë numër as në stërvitje”,- shtoi Thierry Henry.

Po ndodh...

ide