Legjenda Totti ka një kritikë për Lamine Yamal: Dukej sikur po fluturonte, por…

4 Mars 2025, 17:20 / SPORT ALFA PRESS

Legjenda Totti ka një kritikë për Lamine Yamal: Dukej sikur po

Francesco Totti ka kritikuar talentin e Barcelonës, Lamine Yamal. Legjenda e futbollit italian ka pranuar se spanjolli është lojtar spektakolar, por ka një mangësi: mungesën e golave.

Pavarësisht teknikës së tij të rrallë, ylli i Barcelonës ka vështirësi ta gjejë rrugën e rrjetës. Këtë sezon ai e ka rritur nivelin e tij dhe tashmë duket si lojtar profesionist, por nuk është “ujk” përpara portës si legjenda Leo Messi.

“Talent i madh, patjetër, por ende shënon pak gola. Ai është shumë i mirë dhe në Europianin e fundit fluturoi. Ai dukej se po fluturonte, pastaj ra pak dhe nuk po shënon shumë gola”, ka deklaruar Totti.

 

Po ndodh...